Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Kushi: Çdo politikë e vendim në MASR ka në fokus gjithëpërfshirjen!

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Kushi: Çdo politikë e vendim në MASR ka në fokus gjithëpërfshirjen!

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:17
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë pjesë sot në një aktivitet ndërgjegjësues të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

“E mirëprita menjëherë ftesën për të marrë pjesë në “vrapimin stafetë” bashkë me nxënës, mësues e prindër në kuadër të ndërgjegjësimit për më shumë mbështetje e përkujdesje ndaj fëmijëve me çrregullim të spektrit autik”- shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, ajo nënvizon edhe rëndësinë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) i kushton politikave të gjithëpërfshirjes:

“Çdo politikë e vendim që marrim në MASR ka gjithmonë në fokus gjithëpërfshirjen! Rritja vit pas viti e numrit të mësuesve ndihmës dhe dyfishimi i punonjësve të shërbimit psiko-social është dëshmi e qartë e vëmendjes sonë ndaj gjithëpërfshirjes”- cilëson Ministrja Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat