Gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë, reagon PD: Paguhet direkt nga xhepat e shqiptarëve, Edi Rama duhet larguar sa më parë

Shqipëria

Gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë, reagon PD: Paguhet direkt nga xhepat e shqiptarëve, Edi Rama duhet larguar sa më parë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:20
Francesco Becchetti

Pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me Francesco Becchetti, çka detyrohet të paguajë 110 milionë euro, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thekson se qëndrimi i Edi Ramës në pushtet është kosto për qytetarët.

Sipas saj, shuma e madhe financiare duhet të paguhet direkt nga shqiptarët për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës.

Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat