Ata s’janë të djathtë, por djajtë e të djathtës

Shqipëria

Ata s’janë të djathtë, por djajtë e të djathtës

Nga: Ilir Vata Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:58
Ilir Vata

Aloo..! Si të duken premtimet e disa partive të djathta për pronat dhe të përndjekurit?

Po, pashë programin e tyre, kështu e kanë pasur 30 vite, por kanë lënë në fuqi ligjin famëkeq 7501, i cili e kreu detyrën e pajisjes me 2 dynym e 200 m tokë për ata që kishin punuar në NB, ferma apo kooperative dhe duhet abroguar, por të vetëshpallurit të djathtë e mbajtën në potencë, pra në fuqi për të peshkuar vota majtas dhe i sollën një dem jo vetëm pronarëve por dhe vetë shteti, madje ky ligj ka futur në konflikt të përjetshëm shqiptarët.

Ndërsa për të përdjekurit bëhen dhe më qesharak, ditën që prezantuan zhgarravinë-programin, lideri me balluke kish marrë spiunin e sigurimit të shtetit me pseudonimin “çizmja”, për ta prezantuar, dhe s’ke nevojë të lexosh zhgarravinë-programin, se në 30 vite dhanë dy këste, i ndanë të përndjekurit në 9 shoqata, tre parti dhe mbajnë ca afër për të bërë diversitet, e njëjta politike, si më parë kundër klasë së përmbysur të diktaturës, sepse janë ata që u kanë vjedhur gjithçka të përndjekurve, madje dhe vuajtje. Bënë institute pa fund, 30 vite dhe ende nuk është bërë dekomunistizimi, hetimi i krimeve të diktaturës sepse shumica e atyre të vetëquajturve të djathtë janë mëkatarë.

Prandaj ne do ti kryqëzojmë me votë sepse janë mëkatarë të së shkuarës, djajtë e vërtetë të së djathtës.

Nuk munden më të shkelin mbi dhimbje, vuajtje dhe martirizimin e mijëra të burgosurve politike, ende 6000 të ekzekutuar janë pa varr, dhe për 30 vite të paktën ti kishin gjetur 300 vare, të kishin nis një proces, por lanë në harresë kampet dhe burgjet, zhduken dosjet e spiunëve të sigurimit të shteti me qëllimin për ta groposur të shkuarës, në vend se të bëni transparencë.

Ata janë që u turrën të përndjekurve gjatë gjithë pushteti dhe i joshin vetëm për vota.

I harruat protesta 10 vjeçare, apo e harruat Lirak Bejkon që u vetëflijua duke u shëndërrua në flakadanin e lirisë për të drejta të mohuara, pikërisht nga këta që guxojnë dhe kërkojnë votë, sepse 25 vite kishin paguar vetëm një këst, dhe sa thoni Ju? 17.5 dollarë ndërsa persekutorët 50 dollarë.

Persekutorët te dekoruar, persekutorët në pushtet, në parlament në sistemin e drejtësisë dhe në partitë e vetëshpallura të djathta, prandaj nuk pranuan kurrë të hapin dosjet e sigurimit të shteti, sepse ata janë mëkatarë. Çfarë programi, flasin ata? Çfarë pronash? Ata janë që zbatuan platformën e Katovicës që ua la amanet diktatori i fundit komunist, sepse fundja ai i caktoi si lider, së më parë ishin shërbëtorë të regjimit komunist.

Të burgosurit politik janë burgosur si politikanë, dhe nuk mund të mashtrohen, prandaj kësaj radhë do marrin atë që meritojnë, ndëshkimin me kryq, ose bojkotim.

Ne nuk hakmerremi si ata, ndëshkojmë me votë, ndërsa ata nuk heqin dorë nga instiktin e persekutimit, janë përmdjekës. Ata shkatërruan të djathtë, dhe tashmë po dekompozohen sepse u ngritën mbi mashtrimin, hipokrizinë, nihilizmin dhe punua për ta shkatërruar të djathtë, sepse kanë frikë nga transparenca me të shkuarës, prej fakti se janë mëkatarë ose vetë ose familjarët e tyre. S’ka demokraci pa u përfaqësuar klasa e përmbysur e diktaturës, ata nuk janë ne, por pjesë e djallit që shiten si ne.

Dhe ti mik, më pyet për programin e tyre për pronat dhe të përndjekurit?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat