Rama zbardh ‘prapaskenat’ e marrëveshjes së ‘17 Majit’

Shqipëria

Rama zbardh ‘prapaskenat’ e marrëveshjes së ‘17 Majit’

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa nuk i ka ndalur ironitë për fushatën e PD-së, nuk u kursye as për kryeopozitarin Lulzim Basha.

Nga amfiteatri i Bylisit, Rama kujtoi edhe marrëveshjen e 17 majit të 2017-ës, që lidhi me Bashën dhe që opozita më pas hyri në zgjedhje.

Ai tha se përdori të gjithë arsenalin e barsoletave që Bashën mos ta zinte gjumi.

“Luli mund të flejë tek shtëpia e vetë, në SHQUP, në makinë, sikundër që e kishin parë dje duke fjetur në mes të rrugës. Unë e kam pasur përballë, kemi qenë bashkë. Kam përdorur të gjithë arsenalin e barsoletave të mia që mos të ma zinte gjumi pa lidhur marrëveshjen se shkoi edhe vonë. Se kisha hall mos ma zinte gjumi. Le të shkojnë tek emisioni ‘Përputhen’ dhe të përputhen atje.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat