Kardinali, Ernest Troshan Simoni uron Pashkët: Krishti i ngjallur përcjelltë te ju jetë e shëndet!

Shqipëria

Kardinali, Ernest Troshan Simoni uron Pashkët: Krishti i ngjallur përcjelltë te ju jetë e shëndet!

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:30
Kardinal, Ernest Troshan Simoni

Besimtarët katolike kremtojnë sonte Pashkët, që simbolizojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.

Kardinali, Ernest Troshan Simoni, nëpërmjet një videoje, uron shqiptarët për ditën më të rëndësishme të fesë së krishterë. “Vëllezër dhe motra shqiptarë, si çdo vit, erdhi dita e kremtimit të festës më të madhe, Dita e Pashkëve”.

Kardinali 93-vjeçar, thekson se ngjallja e Krishtit shënon në etapë të re në historinë e njerëzimit. “Dita e Pashkës shënon ndarjen e historisë midis epokës së vjetër dhe epokës së re, plot dritë.

Njeriu ka nevojë për shpresën, për amshimin. Ju uroj Pashkët, Krishti i ngjallun t’ju përcjell në zemnat  e të gjithëve që t’ju japë jetë, shëndet, pasuri, begati e lumtuni. Krishti qoftë jeta, shpërblimi, begatia i jetës në këtë botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat