Alimehmeti: Kurba drejt uljes, vaksinimi pozitiv, por do të jemi të qetë, kur të imunizohen më shumë se 70% e popullatës

Shqipëria

Alimehmeti: Kurba drejt uljes, vaksinimi pozitiv, por do të jemi të qetë, kur të imunizohen më shumë se 70% e popullatës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:34
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se është vënë re një ulje e rasteve që ka filluar pas një qëndrueshmërie me rate të reja në shkurt.

Alimehmeti tha se çdo përpjekje për vaksinimin është një gjë pozitive, por nuk mund të jemi të qetë, pa u imunizuar më shumë se sa 70% e popullatës.

Alimehmeti: Është vënë re një ulje e rasteve që ka filluar pas një qëndrueshmërie me rate të reja në shkurt. Fatmirësisht kanë rënë edhe humbjet e jetës dhe shtrimet në spitale. Shpresojmë që kjo shifër të ulet më tej në këtë mënyrë konstante. Çdo përpjekje për vaksinimin është një gjë pozitive, por nuk mund të jemi të qetë, pas u imunizuar më shumë se sa 70% e popullatës. Në këtë moment që flasim kush nuk e ka kaluar virusin ose nuk është imunizuar, patjetër duhet të ketë një kujdes dhe duhet të respektojë masat. Ritmet e vaksinimit janë të mira, por duhet parë se sa do të jetë efekti në nivel komuniteti. Le të shpresojë që ky ritëm do të japë një dorë të mirë në imunizim.

Vaksinimi është i rëndësishëm në nivel komunitar. Shifra të larta me vaksinimin i kemi parë në shtete si Izraeli apo Britania dhe aty shihet një rënie në infektime, si dhe një rritje imunizimi. Për mua nuk ka sens politizimi i vaksinash. Kjo është një situatë dinamike dhe informacioni ndryshon. Sigurisht që për të pasur licencat e nevojshme për vaksinat duhet më shumë kohë. Kjo situatë do të kalojë dhe do të kthehet në një endemi dhe do të ketë vetëm vatra të vogla, por nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë konkretisht. Tendenca e çdo lloj virusi është që herët e vonë, sidomos me këtë vaksinim, ka tendenca që të kthehen në endemi.

Alimehmetishtoi senjerëzit që janë riinfektuar me Covid, kanë shumë pak mundësi për ta kaluar virusin me simptoma të rënda dhe nuk janë njohur raste vdekjesh.

Alimehmeti: Ata që e kanë virusin dhe që janë infektuar. Sigurisht njerëzit pyesin se çfarë do të ndodhë në rast riinfektimi. Për këto raste të reja kanë dalë statistika që janë shume pak dhe janë me simptoma shumë të lehta. Deri tani nuk ka pasur raste vdekjesh nga riinfektimet, si dhe nga studimi ka rezultuar se vetëm një person ka pasur nevojë për hospitalizim. Sigurisht që imuniteti natyral në këtë rast është shumë i lartë, krahasuar edhe me vaksinën, por është mirë që gjithsesi të ruhen masat e rekomanduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat