Gazetari ngre dyshimin: Vendimi i arbitrazhit për Becchettin mund të jetë game-changer për zgjedhjet

Shqipëria

Gazetari ngre dyshimin: Vendimi i arbitrazhit për Becchettin mund të jetë game-changer për zgjedhjet

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:18
Beccheti, Klodian Tomorri

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar vendim e arbitrazhit ku Shqipëria do të duhet t’i paguajë 110 milionë euro Becchetit.

Sipas Tomorrit, ndërkombëtarët zakonisht heshtin para zgjedhjeve, por shton se veprimi i arbitrazhit ishte një përjashtim.

Tomorri thekson se ky vendim mund të jetë një ndikues në zgjedhje nëse opozita do të dijë ta shfrytëzojë.

Tomorri: E çuditshme është koha. Përgjithësisht ndërkombëtaret, heshtin para zgjedhjeve per te mos ndikuar procesin zgjedhor. Madje edhe raportet me te parendesishme i pezullojne gjate fushates dhe i nxjerrin vetem pas zgjedhjeve. Vendimi i djeshem i arbitrazhit eshte perjashtim. Ai vendim mund te jete game changer ne zgjedhje. Praktikisht mund te jete “coup de grace” per qeverine, nese opozita do te dije ta shfrytezoje. Dhe ata qe e nxorren vendimin dje, nuk besoj se nuk e kane ditur qe Shqiperia eshte 20 dite para zgjedhjeve.

Formalisht ICSID eshte e pavarur. Por praktikisht mbetet gjithmone dege e Bankes Boterore. Ndoshta, mund te jete e gjitha rastesi. Por shume e madhe per te qene e tille. Fundja, Ëashingtoni eshte si puna e Zotit. Vepron ne rruge te mistershme. Megjithate, pertej faktit a ishte rastesi apo jo, nje gje eshte e sigurte. Rezultati i zgjedhjeve nuk ka per te qene i njejte me ate qe do ishte pa kete vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat