Klos, eshtra njerëzish mes rrugës, asnjë masë për sistemimin e “Varreve të Kurmetës” në Klos

Shqipëria

Klos, eshtra njerëzish mes rrugës, asnjë masë për sistemimin e “Varreve të Kurmetës” në Klos

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Prej rreth 10 vitesh eshtra njerëzish dalin në sipërfaqe në fshatin Plan i Bardh në Klos, pasi një varrezë e vjetër u zbulua gjatë hapjes së rrugës. Banorët në vazhdimësi kanë kërkuar ndërhyrje, por thonë se asnjë nuk është bërë.

Këto janë eshtra njerëzish, por këto pamje nuk tregojnë për një gërmim arkeologjik.

Ndodhen buzë rrugës në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit.

Në sipërfaqe dolën rreth 10 vite më parë, kur nisi puna për ndërtimin e segmentit të rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit në drejtim të Urës së Vashës.

Banorët i njohin si “varret e Kurmetës”, dhe mendohet se i përkasin një fisi të larguar nga fshati kohë më parë.

“Ata që kishin ngelur dhe ne i thonim varret e Kurmetës. Dallohet qartë se janë kockat e këmbës dhe të kokës.”

Situatë e pazakontë që tregon për neglizhencën e vendorëve edhe pse banorët ndër vite thonë se kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje.

“Duhen mbuluar se thonë se është sevapë.”

Por në kushtet kur institucionet nuk kanë marrë asnjë masë, banorët e fshatit Plan i Bardhë duhet të kalojnë çdo ditë përmes varrezës së hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat