A po rrezikohen zgjedhjet e 25 prillit? Meta: Po lihet nam me fletën e votimit

Shqipëria

A po rrezikohen zgjedhjet e 25 prillit? Meta: Po lihet nam me fletën e votimit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:11
Gerta Meta

Në një intervistë për RTV Ora, Gerta Meta, drejtore ekzekutive nga Shoqata për Kulturë Demokratike u shpreh se çështja e fletës së votimit është kthyer në një diskutim që i ka tejkaluar parashikimet.

Sipas saj, ky diskutim nuk duhet të kishte ardhur me kaq shumë vonë, sepse partitë po e mbajnë peng këtë proces.

Meta: Çështja e fletës së votimit është kthyer në një diskutim që i ka tejkaluar parashikimet. Ajo është një fletë votimi që do t’i shërbejë votuesit dhe do të menaxhohet nga ai, në mënyrë që të lexohet sa më shpejt për ta dhënë votën pa u ngatërruar. Partitë politike duket sikur nuk po e kuptojnë këtë gjë ose sikur nuk dua që ta kuptojnë. Në këto momente po lihet nam, sepse po tirret çështja e fletës së votimit, sikur gjithë çështja është aty në raport me demokracinë e zgjedhjeve. Po lozet nëse duhet më emër apo me numër, sigurisht që kur është me emër, është më kollaj identifikimi. Këta po luajnë me inteligjencën e votuesve.

Ky diskutim nuk duhet të kishte ardhur me kaq shumë vonë, sepse partitë po e mbajnë peng këtë proces. Madje është shkuar deri aty se është artikuluar se mund të shtyhen zgjedhjet vetëm për fletën e votimit. Kjo gjë është shumë e rëndë, kur është gjithë ky investim dhe njerëzit po presin që të shkojnë në zgjedhje. Duhet të ishte bërë një investim më i parakohshëm dhe të merrej një dakordësi e tillë. Një zgjidhje e shpejtë mund të ishte edhe testimi i fletës së votimit dhe të shihej se si silleshin njerëzit me të. Nuk ka kohë për diskutime, duhet menduar gjithë procesi, sepse në këto zgjedhje kemi edhe votën preferenciale, gjë të cilën njerëzit nuk e dinë se si do të votojnë.

Meta shtoi se shpresoj që të mos shtyhen zgjedhjet sepse do të ishte diçka totalisht e paprecedentë dhe theksoi se politika duhet të rrijë sa më larg procesit zgjedhor.

Meta: Unë shpresoj që të mos shtyhen zgjedhjet sepse do të ishte diçka totalisht e paprecedentë. Politika duhet të rrijë sa më larg procesit zgjedhor. Sigurish që Komisioneri nuk duhet të merret shumë me hënën e partive politike. PS anon nga numrat sepse mund të numërohen më shpejt votat, ndërsa PD thotë me emra. Kjo është diçka që më shumë duket si një tekë e partive. KQZ-ja zgjodhi mundësinë me emra dhe numra, por KAS la në fuqi atë me numra sikurse do PS. Por PD e ka ankimuar tashmë këtë vendim. Fleta e vitamit ka edhe specifikën e prodhmit, pasi nuk prodhohet këtu. Pra, jemi në minutat e fundit në raport me këtë proces. Duket se partitë nuk kanë dëshirë për ta zgjidhur këtë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat