Gjiknuri takim me banorët në Ksamil: Vota për numrin 12 është për gjithë ekipin

Shqipëria

Gjiknuri takim me banorët në Ksamil: Vota për numrin 12 është për gjithë ekipin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:41
Damian Gjiknuri

Ksamili ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, i cili prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjiknuri gjeti rastin të sqarojë rëndësinë e votës për subjektin politik, duke mos u shpërqëndruar në numrat e tjerë personal të kandidatëve. Ai ka thënë se ata konkurojnë si ekip.

“Nuk është çështje gare individësh pasi ne konkurojmë si një ekip. Edhe Anila është e dalë si deputete, edhe Niko është i dalë, edhe unë me Edi Ramën që jemi çik më në fund jemi të dalë. Ne na duhet ekipi sepse garancia është ekipi jo vota për një njeri.

Unë ju bëj thirrje që të gjitha votat numrit 12 Partisë Socialiste. Numri 12 për Partinë Socialiste është votë edhe për Anilën, edhe për Damianin, edhe për Nikon por mbi të gjitha edhe për Edi Ramën”, sqaroi Gjiknuri.

Më tej, ai kërkoi mbështetje masive në 25 Prill si garanci për të ardhmen e dëshiruar për të gjithë banorët e Ksamilit.

 “Dua tu bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesni këtë ekip pasi është ekipi i garancisë për të ardhmen tuaj. Është ekipi që po e transformon të gjithë Qarkun e Vlorës përfshirë edhe Sarandën. Kjo votë është dhe mesazh reflektimi për ne. Ne nuk jemi të përkryer, të gjithë bëjmë gabime, edhe Kryeministri mund të ketë bërë gabime apo unë më shumë gabime.

Mund të kemi gabuar me ndonjë promovim apo mund të ketë funksione në administratë që duhen përmirësuar, por ne të paktën jemi të ndërgjegjshëm, dëgjojmë me vesh e flasim njëherë, dëgjojmë dy herë me qëllim që votën tuaj ta përkthejmë siç duhet”, tha Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat