Nis vaksinimi i Policisë së Burgjeve, ministrja Gjonaj: Premtim i mbajtur!

Shqipëria

Nis vaksinimi i Policisë së Burgjeve, ministrja Gjonaj: Premtim i mbajtur!

Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:36
Foto

“Premtim i mbajtur!” Këtë deklaron Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi fillimin e vaksinimit të stafeve policore të sigurisë të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në Shqipëri.

Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj shprehet se pas vaksinimit të personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës shëndetësorë të sistemit penitenciar në mbarë vendin, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i gjerë i punonjësve me uniformën e Policisë së Burgjeve.

Duke filluar nga data 4 Prill 2021, personeli policor i ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në burgjet e vendit, ka nisur procesin e vaksinimit dhe IEVP-të e para që i janë nënshtruar injeksioneve anticovid kanë qenë ato të Rrogozhinës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Beratit, Tepelenës, Fushë Krujës, Lezhës, etj. Nga sot e në vijim procesi po ecën me ritme të shpejta vaksinimi për të garantuar mbrojtjen anticovid edhe të kësaj kategorie uniformash me rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat