Zgjedhjet/ Kryemadhi: Pse u kërkua nga Partia Socialiste fletë votimi me numra

Shqipëria

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Pse u kërkua nga Partia Socialiste fletë votimi me numra

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:09
Monika Kryemadhi

Duke reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor një natë më parë për fletët e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thekson se fletë të tilla nuk dëmtojnë dhe nuk ndikojnë në procesin zgjedhor.

Megjithatë, thekson ajo, kërkesa e bë nga Partia Socialiste për shkak se ka kandidatë pa identitet dhe që nuk e përfaqësojnë atë.

-Sa të lehtë do ta ketë votuesi që ta çojë votën atje ku do?

Kryemadhi: Ne si LSI me thënë të drejtën do ta kemi shumë të lehtë. Edhe për qytetarët.

–Sa konfuzion krijon te qytetarët?

Kryemadhi: Nuk krijon shumë konfuzion. Krijon konfuzion për kandidatët. Njerëzit nuk janë numra për LSI-në, njerëzit janë emra.  Duhet të ishte me listë shumë emërore, gjë të cilën edhe vetë kryekomisioneri e ka pasur këtë bindje se duhet të ishte me emra, por KAS-i vendosi që të ishte me numra.

Në Elbasan për shembull njerëzit do të priren për të gjetur numrat dhe jo emrin. Kur ndërkohë në Tiranë çështja e emrave është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse vetë Partia Socialiste me emrat që ka në listën e saj nuk e përfaqësojnë atë, kështu që normalisht vetë PS-së i ka interesuar që ti ketë me numra.

– Po çështjen e pavlefshmërisë së votës sa mund ta rrisë kjo?

Kryemadhi: Nuk e rrit, sepse vetë zinxhiri i gjatë i fletës së votimit, unë e kam një format të fletës së votimit për Tiranën, është e qartë, është e mundur. Ne e kemi testuar me të gjitha grupmoshat dhe bëhet e mundur shikueshmëria dhe votimi. Duke qenë se fleta e votimit do të ketë numrin 6 votë të vlefshme, pra kur voton për subjektin edhe po nuk votove kandidatin fleta është e vlefshme, por edhe kur voton vetëm kandidatin dhe jo subjektin vota përsëri është e vlefshme. Por vetë vota për subjektin është shumë e dukshme, gjë e cila favorizon dhe i jep prioritet subjektit’, tha Kryemadhi në televizioni “Skampa” në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat