Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Rinasit

Shqipëria

Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Rinasit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:54
Rinas

Është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme një nga kontrollorët e Rinasit.

Rrethanat dhe arsyet mbeten të paqarta. Në vijim priten më shumë detaje.

Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë morën pasditen e sotme në kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tiranës pas grevës së kontrollorëve.

Ende nuk ka një vendim te zbardhur apo urdhër qeverie, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli me një sqarim të ilustruar me videon e dërgimit të ushtrisë.

 Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambientet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat