Manjani: Ky kryeministër s’ka lidhje me të majtën, e urren sindikalizmin

Shqipëria

Manjani: Ky kryeministër s’ka lidhje me të majtën, e urren sindikalizmin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:50
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani teksa replikoi me ish-kreun e KQZ, Denar Biba sipas të cilit kimia tek e majta funksionon shumë mirë se tek e djathta, u shpreh se kimia e të majtës aktuale në fakt s’ka lidhje fare me të majtën, pasi kryeministri aktual sipas tij e urren sindikalizmin, që është koncept i së majtës.

Sipas z. Manjani, kryeministri Rama jo vetëm që e urren sindikalizmin, por edhe e ka promovuar tek investitorët e huaj mungesën totale të tij në Shqipëri.

“S’e marr vesh kiminë e së majtës aktuale, një kryeministër të majtë dhe shprehet me urrejtje kundër sindikalizmit. Sindikalizmi është koncept i së majtës, e promovon si vlerë reaguese. Ky u thotë investitorëve të huaj, hajdeni në Shqipëri se s’ka sindikata. Çfarë lidhje ka ky me të majtën, apo me koncesionet e me këto. Ai e urren sindikalizmin”, u shpreh Manjani.

Për z. Manjani ky produkt qeverisës nuk mund të ketë lidhje me të majtën, pasi një parti e majtë sipas tij nuk do ta jepte kurrë pasurinë kombëtare me koncesion.

“Kimia e gangsterit është shumë më reale se kimia e së majtës, ngjit shumë, por me të majtën s’ka lidhje. Duhet ta themi që ky produkt ka 0 lidhje me të majtën, Enver Hoxhës dhe të majës nuk i shkon mendja të japë pasuritë kombëtare me koncesion”, tha z. Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat