Rikthehet puna në Rinas, 3 avionët që nisen pas pak

Shqipëria

Rikthehet puna në Rinas, 3 avionët që nisen pas pak

Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:06
Rinas

Puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas duket se po i kthehet normalitetit.

Pas një dite bllokimi për shkak të grevës së kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna me pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Europian.

Siç raporton nga Rinasi gazetarja e Ora News Sonila Musai, janë futur në terminal pasagjerët e avionit me destinacion Bolognan e që është programuar të niset në ora 09:05, ndërsa po bëjnë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.

KËTU mund të gjeni të gjitha fluturimet për sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat