U arrestua për shpërdorim detyre, zbardhet dëshmia e kontrollores së trafikut ajror: E plotësova formularin, por…

Shqipëria

U arrestua për shpërdorim detyre, zbardhet dëshmia e kontrollores së trafikut ajror: E plotësova formularin, por…

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:34
Flora Ndreca

Flora Ndreca, kontrollorja e trafikut ajror, e cila u arrestuar për shpërdorim detyre ka deklaruar në polici se detyrën e ka marrë si zakonisht në datën 6 prill, por se nuk ishte ndjerë mirë.

Në dëshminë e saj ajo është shprehur se për të punuar, duhet fizikisht dhe mendërisht të jetë në rregull. Ndreca ndër të tjera ka deklaruar se formularin e kishte plotësuar, por nuk e kishte dorëzuar.

“Jam kontrollore e trafikut ajror që prej 2002. Më datë 6 prill kam marrë si zakonisht detyrën, por nuk isha mirë dhe vendosa të tërheq formularin. E kam plotësuar formularin, por nuk e kam dorëzuar”, është shprehur Ndreca, raporton News24.

“Deklaratën e kam dorëzuar te supervizori i turnit  dhe kam kërkuar 3-4 ditë për rikuperim. Pasi dola nga puna jam njoftuar nga eprori të kthehem. U futa te salla e pushimit, aty ishin edhe kolegët e mi. Nga burimet njerëzore u njoftova për largimin”, ka thene ne deshmin e saj Ndreca.

Në paraburgim vazhdojnë të qendrojnë tre kontrollorë, Armando Fezga, Flora Ndreca, dhe Muhir Mezini dhe akuza qe rendon mbi ta eshte “shperdorim detyre kryer ne bashkepunim”.

SI U BLLOKUAN FLUTURIMET

Protesta kontrolloreve per shkak te uljes se pagave shkaktoi anulimin e 13 fluturimeve në Rinas. Policia dhe Ushtria morën kontrollin e Aeroportit të Rinasit pas refuzimit të kontrollorëve të trafikut ajror për të filluar punën, duke pezulluar të gjitha fluturimet me Shqipërinë.

MESAZHET NË “Whatsapp” TË KONTROLLOREVE

Policia shoqeroi disa kontrollorë dhe pas kontrollit të telefonave u zbuluan disa mesazhe në “Whatsapp”, që u përdorën si provë nga Prokuroria për të ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Me këtë akuzë, u arrestuan 3 “puçistët”, që mbyllën kullën e Rinasit. Më poshtë po publikojmë procesverbalet e ndalimit të shtetasve: Armando Fezga, kreu i sindikatës së kontrollit të trafikut ajror, Flora Ndreca, përgjegjëse turni dhe Muhin Mezini, mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror

SI U ZGJIDH ÇËSHTJA 

Qeveria e zgjidhi krizën në aeroportin e Rinasit duke sjellë disa kontrollorë turq të trafikut ajror, të cilët do të zëvendësojnë kontrollorët shqiptarë që pezulluan punën. Kjo bëri që në Rinas të ulej avioni i parë i “Air Albania”, i cili transportoi një sasi vaksinash.

Mësohet se është marrë përgjigje pozitive nga disa vende partnere, ndërsa zgjidhja më e shpejtë është gjetur përmes kontrollorëve turq. Zëvendësimi i kontrollorëve pritet të zgjasë derisa të ketë një zgjidhje përfundimtare të situatës së krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat