Autostrada izolon banorët, fshati Prozhem në Kurbin pa rrugë

Shqipëria

Autostrada izolon banorët, fshati Prozhem në Kurbin pa rrugë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Disa banorë të fshatit Prozhem të Kurbinit nuk kanë rrugë dalëse për në autostradën Milot-Mamurras. Ata protestuan kundër izolimit dhe thonë se autoritetet jo vetëm nuk u kanë dhënë zgjidhje, por një nga nga të rinjtë përfundoi në polici.

Ndërtimi i austostradës Milot-Mamurras ka izoluar disa familje në fshatin Prozhem të Kurbinit. Banorët thonë se projekti nuk u ka lënë atyre një rrugë dalëse nga shtëpitë.

“Nuk kemi rrugë me dalë. Kërkojmë të mos na bllokojnë.”

Autoriteti Rrugor Shqiptar, pavarësisht ankesave, nuk ka dhënë një zgjidhje. Në këto kushte banorët kanë kundërshtuar bllokimin e daljes për në autostradë, por një nga të rinjtë mësohet se ka përfunduar në polici.

“Erdhën me blloku rrugën këtu dhe doli djali. Ma mori djalin policia.”

Mbyllja e hyrje-daljeve përgjatë autostradës ka nisur pas ndërtimit të rrugëve dytësore. Shumë familje nuk kanë rrugë komunikimi me këto segmente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat