Banorët e Kukësit i ankohen kandidatit të PD-së: Na ka zënë poshtë piramida e Ramës

Shqipëria

Banorët e Kukësit i ankohen kandidatit të PD-së: Na ka zënë poshtë piramida e Ramës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:59
Foto nga takimi

Në takimin me zgjedhës në Njësinë e Shëmrisë, drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD-së në Kukës, Flamur Hoxha, u foli atyre për programin e PD për zonat rurale si dhe për angazhimin e tij për qasje më realiste ndaj zonave ku shfrytëzohen burimet minerare dhe ato hidrike. 

“Komunitetit duhet t’i kthehet kompensimi apo renta e munguar”, tha Hoxha. 

Një prej qytetarëve tha: “Rruga nacionale kishte 12 punëtorë, sot vetëm një. Në çdo fshat kishim elektricist, sot ka vetëm një për krejt fshatrat, kur ka defekt rrimë me javë pa drita. Thuhet që ka shumë punëtorë fiktivë që paguhen.

U mburr se do të sjellë 300 mijë vende pune, ka nxjerrë nga puna edhe ato që ishin.

Një minierë patëm, këta na e mbyllën.

Na ka zanë poshtë piramida e Ramës, e ka fut vendin në borxhe të paarsyeshme, më 25 Prill do ta heqim qafe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat