U shkruante në ‘Whats app’ dhe i kërkonte… Skema që përdorte shqiptari për të joshur të miturit dhe t’i zhvaste paratë

Shqipëria

U shkruante në ‘Whats app’ dhe i kërkonte… Skema që përdorte shqiptari për të joshur të miturit dhe t’i zhvaste paratë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se zhvati dhe bëri veprime të pahijshme ndaj të miturve.

Mediet fqinje shkruajnë se 34-vjeçari shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur joshte ‘viktimat’ përmes Whatsapp. Por pas takimit të parë, për të miturit fillonte ferri. Burri kërcënonte s do të bënte të njohur homoseksualitetin e pretenduar të djemve, duke kërkuar para në këmbim të heshtjes së tyre.

Në këtë rast, hetimi fillon nga një 16-vjeçar, i cili duke iu nënshtruar kërkesave zhvatëse të shqiptarit, pagoi rreth 2700 euro. Raportohet se këto para ai i mori nga llogaria bankare e nënës së tij, e fundit kjo që nuk kishte dijeni për atë se çfarë po ndodhte. Por kërkesat e vazhdueshme të shqiptarit për para nuk u ndalën edhe pas zhvatjes së 2700 eurove.

Duke kuptuar se nuk kishte më shpëtim dhe se kishte rënë në një ‘grackë’, i mituri vendosi më pas t’i drejtohet Policisë së Shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat