Pse Aeroporti në Kukës mban emrin “Zayed”?

Shqipëria

Pse Aeroporti në Kukës mban emrin “Zayed”?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:00
Foto

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për hapjen e aeroportit të Kukësit ka treguar arsyet përse ky aeroport quhet “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Rama tregoi se Aeroporti i Kukësit mban emrin ”Zayed” në nder të Princit të Kurorës të Emirateve Arabe për shkak të ndihmës që ka dhënë gjatë periudhës së luftës së Kosovës kur shumë kosovarë u zhvendosën në Kukës.

”Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota”.

”Midis tyre erdhi dhe dikush që sot është Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhamed bin Zayed, i cili është i biri i një prej burrave më të urtë që me mençurinë e tij arriti t’i japë jetë atyre që sot e njohin si Emiratet e Bashkuara Arabe. I ati e nisi të birin që shoqërohej nga ai që sot është Kryeministri i Dubait dhe erdhën këtu për t’u kujdesur për refugjatët e luftës”.

”Dhe plaku i urtë kishte dhënë urdhër që urgjentisht të hapej pista. Dhe gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie solidariteti për ata që kishin nevojë në atë moment për gjithë forcën e vëllazërisë”.

”Princi i Kurorës e kujton edhe sot që kur ai ishte këtu i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “të gjithë ju që jeni aty bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave që asnjë familje mos t’i mungojë ushqimi”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Aeroporti i Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, do të ketë të vendosur brenda edhe një galeri kujtese me momente historike të luftës në Kosovë.

Për këtë Kryeministri Rama përmendi ish-presidentët Hashim Thaçin, dhe të ndjerin Ibrahim Rugovën, duke pohuar se brenda objektit të aeroportit, gjendet një hapësirë e veçantë e një momenti të jashtëzakonshëm historik.

”Në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaci dhe Ibrahim Rugova i hapën rrugë përfundimisht çlirimit të Kosovës”, tha Rama ndër të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat