Plagosja në zyrat elektorale të PD-së në Kavajë, autori publikon video-selfie nga arratia, ja mesazhi që jep

Shqipëria

Plagosja në zyrat elektorale të PD-së në Kavajë, autori publikon video-selfie nga arratia, ja mesazhi që jep

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Ndriçim Tahiri Jonuzi, personi i shpallur në kërkim si autori i dyshuar për plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, në selinë e PD-së në Kavajë ka folur sot nga arratia.

Ai ka theksuar se nuk është socialist, por ka përmendur disa nga ato që ai i quan sakrifica për PD-në.

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë.

Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetem se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë cdo njeri e din vet.

U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish ministër i Brendshëm e pyte mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e presshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialistiu apo unë?

Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për cunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin cunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë.

Unë kam bërë shumë sakrifica për PD por nuk e shoh të udhës të flas këtu në këtë video, ta dinë mirë këta që më quajnë socialistë mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat