Debati për të dhënat personale/ Reagon drejtoresha e AKSHI-t:Asnjë e dhënë nuk ruhet dot në e-Albania! Të mos përhapet panik!

Shqipëria

Debati për të dhënat personale/ Reagon drejtoresha e AKSHI-t:Asnjë e dhënë nuk ruhet dot në e-Albania! Të mos përhapet panik!

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:13
Linda Karçanaj

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ka reaguar në lidhje me debatin e vjedhjes së të dhënave që është krijuar prej ditsh në vend.

 “Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania.

Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot”, tha ajo.

Këtë garanci dha sot përmes një reagimi, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj duke u bërë thirrje të gjithë eksperteve të teknologjisë së informacionit, që minimuni, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat