Foto e personit që qëlloi/ Skema e vrasjes së Xhuvanit, me kallash në dorë njeriu i Gazmend Bardhit trondit Elbasanin

Shqipëria

Foto e personit që qëlloi/ Skema e vrasjes së Xhuvanit, me kallash në dorë njeriu i Gazmend Bardhit trondit Elbasanin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:02
Arbër Paplekaj

Dalin fotot kur autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit me armën në dorë qëllon ndaj Pjerin Xhuvanit. Arbër Paplekaj ka qëlluar me armën e tij, duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanit, duke plagosur dy personal, si dhe një police që ndodhej rastësisht afër vendit të ngjarjes.

Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë. Ai ka qenë i efektiv i RENEA-s, me origjinë nga Tropoja.

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar nga vendngjarja Gazmend Bardhi i PD. Mësohet se ka nisur një debat për një makinë që po blinte vota me para dhe kjo mendohet se ka qenë edhe shkaku i ndonjë konlfikti që ka përfunduar me shkëmbim zjarri.

Autori ka zbritur nga furgoni me logon e PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të Xhuvanit.

Atentati dyshohet se ka qenë i mirëmenduar. Ka kamera dhe pritet të hapen këto kamera për të zbardhur ngjarjen.  Katër persona kanë mbetur të plagosur. Në ditën e verës, PD akuzonte Pjerin Xhuvanin se bëri rrëmuja në Ditën e Verës, kur në Elbasan ishte Edi Rama.

Papleka është shoqëruesi i Bardhit, ai mësohet se ka disa persona ka qenë i angazhuar këto kohë duke i qëndruar pranë.  Ngjarja e ndodhur në lagjen 5 Maji, një nga më të mëdhata e kësaj ngjarje. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat