Dhuna ndaj aktivistet së PD-së, reagon Ministria e Brendshme: Prokuroria po heton rastin

Shqipëria

Dhuna ndaj aktivistet së PD-së, reagon Ministria e Brendshme: Prokuroria po heton rastin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:57
Aktivistja

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku aktivistja e Partisë Demokratike pretendon se është dhunuar nga drejtuesi i policisë, ka reaguar Ministria e Brendshme.

Kjo e fundit ka zbuluar se SHÇBA ka nisur një hetim ndërsa pritet që të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra.

Gjithashtu ka njoftuar se Policia e Shtetit është angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:

Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.

Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se simpatizantja e PD-së, Elsa Bita është dhunuar në Divjakë pasi po filmonte një takim në një lokal dhe pretendonte se ishte elektoral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat