Dhunimi i qytetares në Divjakë/ Reagon sërish Meta: Ngjarja mund të ishte parandaluar

Shqipëria

Dhunimi i qytetares në Divjakë/ Reagon sërish Meta: Ngjarja mund të ishte parandaluar

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:58
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ky qytetarja Elsa Bita denoncoi për dhunë shefin e Komisariatit, i cili sipas saj e ka sulmuar pasi ajo po filmonte një aktivitet të PS.

Kreu i shtetit thotë se ngjarja e rëndë mund të ishte parandaluar, ndërsa bëri me dije se shefi i Komisariatit në Divjakë ishte kallëzuar 4 herë rresht gjatë këtij muaji nga Dega e PD Divjakë.

Mesazhi i plotë

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat