Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga zgjedhjet, Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së, apelon të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Kume bën thirrje që këtë të drejtë ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe paqësisht.
Kume: Çdo qytetar që nesër do të drejtohet te kutitë e votimit për qeverisësit e të nesërmes, duhet të tregojmë të gjithë së bashku që ne jemi në gjendje të mirësillemi. I bëj thirrje çdo qytetari të tregojë me sjelljen e tij ndaj ligjit dhe kësaj të drejtë kushtetuese që ka seriozitetin maksimal në përdorimin e saj.
Të gjithë që kanë të drejtën e votimit të paraqiten në qendrat e votimit dhe të mos ua delegojnë të tjerëve të drejtën e tyre për të vendosur se cilët do ti qeverisin. Kësaj radhe do të votojnë dy herë, subjektin dhe kandidatin në listën e subjektit përkatës.