"Efikasitet i ulët", Domi me propozim për Komitetin: Test serologjik falas për ata që kanë marrë vaksinën kineze

Shqipëria

"Efikasitet i ulët", Domi me propozim për Komitetin: Test serologjik falas për ata që kanë marrë vaksinën kineze

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:24
Arban Domi

Organizata e statistikave “Our World in Data” e renditi të martën Shqipërinë të parën për vaksinimin, duke lënë pas Kroacinë dhe Serbinë.

Ditën e sotme sipas MInistres së Shëndetësisë numri i vaksinimeve në vendin ka shkuar në 400.000.

Por për virologun Arban Domi ky nuk është një tregues pasi  e rëndësishme është me çfarë  vaksinohemi.

Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News,  referuar faktit se numri i madh i vaksinimeve në vend është me vaksinën kineze, Domi thotë se përmes saj kthimi në jetë normale është i rrezikshëm.

Domi: Pfizer është nga vaksinat më të mira, përfekte bashkë me Modernën. AstraZeneca është shumë e pranueshme dhe realitivisht efikase. E njëjta gjë, pavarësisht se nuk është aprovuar nga EMA, vaksina ruse Sputnik V.

Mendoj se ajo vaksinë do të jetë minimumi po aq efikase sa AstraZeneca, ndoshta dhe më mirë. Po ti kthehemi vaksinës kineze, nuk kemi të dhëna, nuk kemi të dhëna. Ato të dhëna që kemi lënë për të dëshiruar sepse efikasiteti është shumë i ulët, veçanërisht pas dozës së parë.

Logjika "këtë kemi"nuk është e duhura. Nëse nuk ka efikasitet nuk kemi pse të bëjmë një vaksinë që nuk na mbron ose na mbron jo mjaftueshëm.Personalisht ditën që mora vaksinën e mora për të kaluar 100% në jetë normale jo për të qenë i mbyllur dhe me kujdeset e zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat