Zgjedhjet në Shqipëri / ​Kush po fiton? PS dhe PD shpallin fitoren e parakohshme!

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri / ​Kush po fiton? PS dhe PD shpallin fitoren e parakohshme!

Nga: Bota sot Më: 25 prill 2021 Në ora: 07:43
Pamje nga votimet në Shqipëri, 25 prill 2021

(E plotësuar 21:58) - Edhe pse ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpallur fitoren e parakohshme.

Tashmë nëpër selitë e të dyja partive janë mbledhur qindra simpatizantë.

Lulzim Basha shpalli fitoren e PD-së, teksa tha se qytetarët zgjedhën ndryshimin dhe vullneti i tyre ndodhet në kutitë e votimit.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe do ta mbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Ndërsa Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ka fituar deri në 72 mandate në zgjedhjet parlamentare madhe pret të ketë edhe më shumë deputetë.

“Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë frytdhënëse, mezi pres ta çojmë deri në fund duke nisur procesi i numërimit. Lajmi i mirë që morëm është që të gjithë exit-pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Projeksionet tona, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, janë më shumë”, tha Veliaj në një deklaratë për mediat nga selia e PS.

Zgjedhjet në Shqipëri / ​Exit Poll: Fitore e madhe e PD-së në Tiranë/ Si ndahen mandatet në Shqipëri

Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore.

Image

Votimi elektronik/ PD fiton thellë në ‘Stalingradin’ e Tiranës

Gjatë këtyre votimeve është shënuar edhe një risi.

Nëjsia numër 10 në Tiranë ka implementuar për herë të parë krahas identifikimit biometrik edhe votimin dhe numërimin elektronik.

Ashtu siç mund të merret me mend, numërimi në këtë njësi ka përfunduar në mënyrë rekord, edhe pse rezultati nuk dihet.

Por analisti Çim Peka tha se PD ka shënuar një fitore të thellë në këtë njësi, duke konfirmuar disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për fitoren e PD në këtë njësi dhe në mbarë Tiranën.

Fitoren e PD-së në këtë njësi e ka konfirmuar edhe eksperti i të dhënave, Adlej Pici.

Ai tha se ky është një rezultat interesant, pasi PD ka fituar thellë në atë që njihet si ‘Stalingradi’ i PS në Tiranë.

Sipas tij, ky është një tregues se rezultati i PD duhet të jetë shumë i thellë edhe në zona të tjera në vend.

"Fitore e madhe e PD-së në Tiranë/ Si ndahen mandatet në Shqipëri"

SYRI TV dhe kompania Ubo Consulting kanë prezantuar exit pollin e organizuar gjatë ditës së sotme.

Sipas Ubo Consulting PD ka marrrë një fitore të madhe në Tiranë, duke marrë 17 mandate.

Në poshtë rezultatet e Exit Pollit:

Ndarja në rang kombëtar:

65-PS

63-PD

10-LSI

2-PSD

Berat

PS-4

PD-2

LSI-1

Dibër

PS-2

PD-3

Durrës:

49 % - PS-7 mandate

39 % - PD-6 mandate

LSI % ... -1 mandate

Elbasan

54-PS-8 mandate

35-PD-5

6.9-LSI-1

Fier

49-PS-8

38-PD-7

9-LSI-1

Gjirokastër

45.7-PS-2

26.9-PD-1

24.5-LSI-1

Korçë

45.8-PS-5

42-PD-5

9.2-LSI-1

Kukës

33.1-PS-1

61.4 PD-2

3.2-LSI

Lezhë

23-PS-2

56-PD-5

9.2-LSI

Shkodër

28-PS-3

45-PD-6

11-LSI-1

PSD-1

Tiranë

39 %-PS-15

43 %-PD-17

9 %-LSI-3

PSD-1

Vlorë

56-PS-8

33-PD-4

6.2-LSI

​Mbyllet orari zyrtar i procesit të votimit në Shqipëri

Që nga ora 07:00 kur edhe u hapen qendrat e votimit e deri në orën 18:00 ka arritur në 45.49%, numri i qytetarëve që kanë votuar në të gjithë vendin në 1640 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total në rang kombëtar.

Është Tirana qyteti që kanë votuar më shumë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote madje zyrtarisht, me numrat e deritanishëm, kryeqyteti kalon edhe numrin e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ku ishte 49.91% pjesëmarrja ndërsa tani ka arritur në 51.58%.

Përveç liderëve politikë dhe krerëve institucional të Shqipërisë, në këto zgjedhje votën hedhën edhe përfaqësues politikë nga Kosova.

Madje në Shqipëri votoi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e për çka u kritikua. 

***

KQZ: Pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 45.45% deri në orën 18:00

Teksa kanë mbetur dhe pak minuta që të mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka arritur në 45.45% deri në orën 18:00.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 51.24% dhe 51.53 %.

Image

Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

Berat – 41.97 %,

Durrës – 43.31 %,

Elbasan – 47.69 %

Fier – 43.42 %

Gjirokastër – 39.91 %

Korçë – 44.32 %

Kukës – 47.65 %

Lezhë – 42.35 %

Shkodër – 39.49 %

Vlorë – 32.93 %

***

Pas 10 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017.

Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.

Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

Berat – 41.10 %,

Durrës – 42.31 %,

Elbasan – 44.52 %

Fier – 41.20 %

Gjirokastër – 39.24 %

Korçë – 41.78 %

Kukës – 45.43 %

Lezhë – 41.28 %

Shkodër – 38.11 %

Vlorë – 31.67 %

Image

KQZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 16:00, këto janë dy qytetet që po prijnë

Deri në orën në 16:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime sipas KQZ është 40.88%. Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve për 1679 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total dhe sërish mbeten Dibra me Tiranën dy qytetet me numrin më të lartë të votuesve, 47.47% dhe 46.30%.

Berati 38.35%

Dibër 47.47%

Durrësi 38.43%

Elbasan 43.40%

Fier 39.57%

Gjirokastër 36.29%

Korçë 38.41%

Kukës 42.43%

Lezhë 38.27%

Shkodër 36.37%

Tiranë 46.30%

Vlorë 29.40%

Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje për mediat në 16:12 tha se procesi po ecën normalisht.

***

Teksa kanë ngelur 3 orë nga përfundimi i afatit zyrtar, procesi i votimit në mbarë vendin vijon të jetë i qetë.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha deklaroi se pjesëmarrja në votime deri më tani është 38.04% duke u referuar 1016 qendra votimi, nga 5199.

“Nuk ka asnjë problematikë. Situata vijon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra që kishte pezullime të përkohshme, situata është e qetë. Sa i përket edhe pjesëmarrjes, u reflektua edhe në ekranet tuaja, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komisionerët kanë nisur të japin të dhënat jo vetëm për përqindjen, pro edhe të ecurisë së procesit, i cili eshte i qete. Në orën 16:00, tashmë është diku te 38.04%. Kjo përqindje është e bazuar tek 1016 qendra votimi, nga 5199.”, Hoxha.

***

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në Shqipëri është rreth 38 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 15:00 kanë votuar 37.98 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 42.31 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 28.36 për qind.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra.

***

Ka axhornuar të dhënat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ku deri në orën 14:00 kemi një rritje të numrit të votuesve në rang vendi, 35.70% dhe Dibra kryeson si qyteti me numrin më të lartë, 41.54%.

Të dhënat e publikuara nga KQZ janë numri i votave të raportuara për 1552 Qendra votimi nga 5199 qendra që janë në total.

Berati 33.65%

Dibër 41.15%

Durrësi 33.13%

Elbasan 37.32%

Fier 34.57%

Gjirokastër 33.30%

Korçë 33.24%

Kukës 37.40%

Lezhë 33.82%

Shkodër 30.66%

Tiranë 39.69%

Vlorë 26.03%

Image

Shqipëria voton – deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime është mbi 27 për qind

Ora 07:00 shënon hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 12:00 kanë votuar 27.18 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 31.97 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 14.69 për qind.

Image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje gjithë qytetarët të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Pasi shfrytëzoi të drejtës kushtetuese, i pari i shtetit në Shqipëri, tha se ky është akti më patriotik që mund të bëjnë qytetarët.

“Punën më të rëndësishme sapo e realizova, i ftoj të gjithë të votojnë. Votimi nuk vetëm një detyrim qytetarë, nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese demokratike. Sot është një akt patriotik, mbrojta e atdheut. Sot atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, tha ai.

Edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë ushtruar të drejtën e votimit, në qendrën e votimit në Surrel.

Rama pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediet duke thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duht të dalin në votime.

“Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që sot mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“, tha Rama.

Po ashtu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi në qendrën e votimit në Kopshtin numër 13.

Në deklaratën për medie, Basha u shpreh se dita e sotme ishte një ditë e historike për vendin.

“Është dita kur të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në duart e tyre”, tha kryedemokrati teksa theksoi se sot duhet votuar masivisht për kombin, familjen dhe fëmijët.

Kurse, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok.

“Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, tha Kryemadhi.

3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra.

***

"Më kanë rrethuar shtëpinë", Policia procedon 20 persona si pjesë grupit të mbrojtjes së votave

20 qytetarë janë proceduar penalisht për një incident që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35në Divjakë. Policia thotë se mori një telefonatë për ndihmë nga një qytetare e cila ishte shprehur se përreth banesës së saj ka grumbullim personash  dhe automjetesh.

Tentoi të fotografonte votën, votuesi në Shkodër shoqërohet në polici

Policia e Shkodrës ka shoqëruar një person, i cili ka fotografuar votën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane”.

Menjëherë sapo kanë vënë re votuesin duke fotografuar votën, komisionarët kanë njoftuar policinë.

Incidenti/ Qytetari konfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, largohet dhe merr fletën e votimit me vete

Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi, Korçë. Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës. Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Fotografoi votën, arrestohet i riu në Tiranë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën "Andon Zako Çajupi" se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Deri më tani në Shqipëri kanë marrë pjesë në votime 19% e qytetarëve

Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00 në Shqipëri vijon si më poshtë:

Deri më tani në Shqipëri kanë marrë pjesë në votime 19% e qytetarëve.

Mësohet se deri më tani kanë votuar 197808 persona.

Perqindje e votuesve deri tani në disa vende është si më poshtë:

Has 23.82%

Kukës 15.05%

Tropojë 17.10%

Totali për qarkun Kukës sipas të dhënave në KQZ  16.44%

Në Mallakastër  16% pjesëmarrje deri më tani. Me e larta shënohet ne Ballsh me 26%.

Image

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare do të publikojë të dhënat për pjesëmarrjen e votimeve gjatë ditës së sotme.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 10:00, është 16,09%.

Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Edhe Behgjet Pacolli voton në Shqipëri

Përpos kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu në zgjedhjet e Shqipërisë sot ka votuar edhe lideri i AKR-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se pati nderin që të votojë bashkë me familjen e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Image

“Votoni edhe ju! Sot pata nderin të votoj me familjen time për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”.

Duhet përkujtuar që procesi zgjedhor në Shqipëri është duke vazhduar, ndërsa pak më parë votën e tij e dha edhe kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, Edi Rama.

Gazetarët i bëjnë pyetje Edi Ramës për Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel. Rama pas votimit është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili sot votoi në Shqipëri.

Kryeministri Rama në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se sot është një ditë e bukur, që qytetarët të votojnë.

“Është një ditë shumë e bukur. Një ditë fantastike, sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Sot  jemi një familje e madhe në një atdhe, mos të harrojnë se demokracia është sport pa spektator, sport që secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij”, deklaroi ai.

Image

Kur u pyet nga gazetarët edhe për Kurtin që votoi sot në Shqipëri, ai refuzoi të flas.

Kujtojmë që Kurti pasi ka votuar në Tiranë, ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e diele, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka tre kandidatë për deputetë: Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu, janë kandidatët e VV’së në Shqipëri.

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton kryeministri Edi Rama:Demokracia nuk është sport me spektatorë!

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama.

Ndërsa gjatë një komunikimi për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se demokracia është sport me spektatorë, ndaj i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Sot është një ditë shume e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negativë ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër.

Sot jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos harrojë që demokracia nuk është një sport me spektatore  dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj.

Voton Sali Berisha: Rroftë fitorja!

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka votuar dhe gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë  dhe të firmosin ditën e sotme.

"E kësaj dite të bekuar, ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme. Nëj fitore madhështor për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat, familjen, të votojnë për emigrantët shqiptarë që nëj regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik që mos lejonte votimin e tyre.

Të votojnë për të gjithë ata që i thonë lirisë, liri dhe Shqipërisë Shqipëri.

Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores megjithë përpjekktjet e përpëlitjet antiligjore , të pamoral, fitorja po bëhet çdo sekondë më e madhe , më e bukur, më e fuqishme," tha zoti Berisha.

Shifrat e orës 9/ Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje

Ka nisur në të gjithë Shqipërinë procesi i votimit. Në të gjithë vendin janë 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë më të drejtë votë.

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 09:00

-Pjesëmarrja: 8.03 për qind.

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

Image
Shifra

Në qendrën e votimit ku votoi Bojken Abazi nuk punonte pajisja

Të drejtën e tij për të votuar sot e ka shfrytëzuar edhe kandidati i pavarur për deputet të Shqipërisë, Boiken Abazi. E meqenëse në qendrën e votimit “Gustav Mayer” , në Tiranë, ku ai po votonte pajisja elektronike për identifikimin e gishtërinjve nuk punonte, votimi i tij shkoi pak me vonesa, por përkundër kësaj ai tha se këto lloj pengesa nuk ndikojnë në shprehjen e vullnetit të qytetarëve.

Abazi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Abazi: Nuk punonte makineria e shenjave të gishtërinjve, uroj që dita e sotme të shkojë mbarë

“Jo shumë peripeci por pak me vonesa se nuk punonte makineria që merrte shenjat e gishtërinjve fillimisht dhe si duket edhe qytetarët që po prisnin u mërzitën dhe u lodhën, megjithatë askush nuk u largua në fund kur e pash të gjithë ndejtën dhe e hodhën votën e tyre...uroj që dita sot të shkoj sa më mbarë siç ka nisur me këtë mot të mirë dhe iu bëjë thirrje gjithë qytetarëve të vijnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të votojnë sot”, u shpreh Abazi.

I pyetur, se a janë shqetësuese këto lloj pengesa, Abazi tha se nuk beson që këto do ta pengojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Në këtë qendër të votimit në Tirani, fillimisht edhe ekipi i KosovaPress-it, u pengua për të xhiruar dhe për këtë shprehi keqardhja edhe kandidati për deputet, Boiken Abazi.

Abazi: Nuk ishte një sjellje e hijshme e komisionerët veçanërisht në rastin tuaj si medie

“Nuk besoj që këto janë pengesa të atij lloji që e pengojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve, megjithatë nuk mund të them që deri në fund ishte një sjellje e hijshme ndaj komisionerit veçanërisht në rastin tuaj si medie, kështu që megjithatë më vjen mirë që u sqarua me vjen keq që ndodhi edhe në rastin tuaj dhe iu penguan në punën tuaj por më vjen mirë që u zgjidh...uroj që gjithë qytetarët që po na ndjekin ta shfrytëzojnë ditën për të ardhur dhe për të shprehur vullnetin e tyre duke votuar, të gjithë shtetasit e Shqipërisë kudo qofshin ata i bëjë thirrje të vijnë të gjendjen qendrën e tyre të votimit të mbajnë radhën dhe të votojnë sot”, tha ai.

Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani janë tre nga katër kandidatët e pavarur që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri e që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sot në Shqipëri të drejtë të votës kanë 3,588,869 persona të cilët do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra.

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje, dalin shifrat e para

Ka nisur në të gjithë Shqipërinë procesi i votimit. Në të gjithë vendin janë 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë më të drejtë votë.

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00

-Pjesëmarrja: 3.21%

-Raportuar: 863 nga 5199 QV total

-Votuar 19012 nga 592200 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Image
Shifrat

 Voton Lulzim Basha: Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë

Kryetari i demokratëve, zoti Lulzim Basha ka votuar në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

"Një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë për fëmijët tuaj për familjen, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, vendin dhe familjen tuaj.

Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë," tha zoti Basha në deklaratën e tij.

Burime bëjnë me dije se deri tani në kryeqytet kanë votur 15 mijë persona.

Image

Albin Kurti voton në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për zgjedhjet në Shqipëri.

Kreu i Vetëvendosjes e ka hedhur votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Image
Albin Kurti

Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

Kurti: I ftoj qytetarët e Shqipërisë që ta respektojnë atdheun duhet bërë zgjedhjen më të mirë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Po ashtu ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku thotë se qytetarët duhet të respektojnë atdheun duke votuar.

"Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë që e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese", ka thënë Kurti.

Ambasadori Soreca shkon në qendrën ku votohet elektronikisht, ja mesazhi i tij

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka zbritur në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.

Në një prononcim shkurt për mediat, Soreca dhe një mesazh për të gjithë komisionerët, duke thënë se duhet pak presion, në mënyrë që punën ta bëjnë më mirë.

Të gjithë i kanë sytë nga ju, tha ambasadori Soreca.

“Ditën doja ta fillojë me këtu me këtë sistem të ri votimi. Dëshiroj t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne do të jemi të pranishëm në gjithë Shqipërinë. Do të shikojmë punën tuaj që do të bëni për gjithçka që ka të bëjë me procesin. Dëshiroj që ta dini se ka shumë njerëz që po ju ndjekin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk dua t’jua bëj presion, por pak presion që ju kuptoni rëndësinë që keni”, deklaroi diplomati i BE.

Probleme me votimet në Dibër, kryetari i KZAZ: Ka qendra ku nuk ka filluar procesi

Ndryshe nga çfarë mund të pritej, procesi i votimit në Dibër nuk ka filluar normalisht.

Kryetari i KZAZ Dibër, Premtim Kryemadhi ka deklaruar nga KZAZ nr. 19 se në disa qendra ka probleme me teknikën, mos funksionimi i pajisjes ose kamerës.

Ndërkohë, sipas Kryemadhit, komisionerët janë kontaktuar që të vijojnë manualisht procesin.

“Jemi në KZAZ nr.19 në Dibër. Jo në të gjitha qendrat ka filluar procesi normalisht për shkak të probleme me teknikën, mos funksionimi i pajisjes ose kamerës. Komisionerët janë kontaktuar që të vijojnë manualisht. Kemi pak qendra që nuk ka filluar procesi i votimit”, tha ai.

Probleme me pajisjet e votimit në Berat dhe në Dibër

Kryetari i KZAZ në Berat informon se ka filluar procesi i votimit në të 74 qendrat e votimit, ndërkohë që në disa qendra ka probleme me pajisjet.

Kryetari i KZAZ: "'Në 74 qendra e votimit në Berat ka nisur procesi i votimit. Ka pasur disa probleme të vogla me pajisjet të cilat nuk janë funskionale në disa qendra dhe janë në monitorim. Ne kemi pasur vetëm disa ndtshime të vogla me komisionerët të cilët kanë ardhur në procesin e fundit.

Qendrat e votimit të cilat përdorin pajisjen fiskale komunikon direkt operatori me teknikun dhe këtë proces e zgjidhin vetëm ata. Nëse këto pajsije nuk do funksionojnë procesi do të kalojë në zhvillim manual. Ato qendra të cilat nuk do funksionojnë do kalojnënë regjimin manual."

Edhe në Dibër ka filluar procesi i votimit, ndërkohë që kryetari bën me dije se kanë hasur probleme me pajisjet teknike.

Kryetari i KZAZ:"'Në disa qendra ka filluar procesi i votimit, në disa të tjera kemi pasur probleme me teknikën, me operatorët, me pajisjet, konkretisht është qendra e votimit 11/18 që nuk është apraqitur fare operatori.

Ka një problem tjetër po me teknikën, kanë ardhur dy zarfe 11/41  me kodet e operatorëve dhe po përpiqemi të kontaktojmë me kompaninë. Pra problemet kryesore janë teknika."

Liburn Aliu voton në Shqipëri

Të drejtën e votimit si shtetas edhe i shtetit të Shqipërisë e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Pasi votoi në një qendër votimi në Tiranë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, uroi që i tërë procesi i votimit dhe numërimit në Shqipëri të jetë në rregull.

Aliu: Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt në procesin e votimit

“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”, tha ai.

I pyetur për suksesin e mundshëm të tre kandidatëve të mbështetur nga partia e tij, Aliu u shpreh optimist.

Aliu: Shpresoj të kenë sukses kandidatët e përkrahur nga VV

“Shpresoj që po”, tha shkurt ai.

Mesazhi i Gramoz Ruçit: Humbësi të pranojë rezultatin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ushtruar të drejtën e votës.

Në një deklaratë për mediat, Ruçi ka bërë thirrje që kushdo që të jetë humbësi të pranojë rezultatin pa krijuar panik.

“Nga sot e tutje do të ketë një fitues dhe një humbës.

Do këshilloja që nga nesër, humbësi të administrojë humbjen pa panik”, është shprehur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në dy qendra në Berat nuk ka nisur votimi, probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

Jo në të gjithë vendin ka nisur normalisht procesi i votimit.

Në Berat ka dy qendra votimi, një te pallati i Kulturës dhe një te stadiumi që nuk ka nisur ende procesi për shkak të problemeve me aparatin e identifikimit biometrik.

Por kreu i KQZ Celibashi kërkoi dje se në momentin që pajisja nuk punon, procesi nuk ndalet por vijon në mënyrë manuale.

Probleme me identifikimin biometrik ka edhe në disa zona të thella në veri të vendit. Megjithatë votimi nuk ndalet, por vijon me mënyrën tradicionale.

Mosparaqitja e komisionerit në një nga QV në Elbasan, reagon LSI

Më herët u raportua se në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit, e shkak për të është bërë ndërrimi i komisionerëve pasi mungonte një prej tyre, që i përket LSI.

Lidhur me këtë njoftim, ka ardhur një reagim nga LSI. Ata thonë se në 13 qendrat e votimit në 4 KZAZ-të e Elbasanit, komisonerët e tyre janë paraqitur, por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin, pasi sipas njoftimit, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit.

Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje gjithë qytetarët të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Pasi shfrytëzoi të drejtës kushtetuese, i pari i shtetit në Shqipëri, tha se ky është akti më patriotik që mund të bëjnë qytetarët.

Meta: Sot atdheu mbrohet me votë

“Punën më të rëndësishme sapo e realizova, i ftoj të gjithë të votojnë. Votimi nuk vetëm një detyrim qytetarë, nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese demokratike. Sot është një akt patriotik, mbrojta e atdheut. Sot atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, tha ai.

Krahas kësaj, presidenti Meta iu bëri thirrje qytetarëve të zgjedhën alternativën më të mirë dhe kandidatët më të denjë.

Meta: Qytetarët të votojnë të lirë për alternativën që besojnë

“Barazinë para ligjit na garanton vetëm barazia e votës. Prandaj çdo qytetari të Shqipërisë, pavarësisht çka ka bërë deri dje, sot të votojë i lirë dhe dinjitet për alternativën që beson dhe jo vetëm kaq, por edhe për kandidatin më të mirë në listën e alternativës që do të zgjedhi”, tha ai.

Bashkë me Metën ka votuar edhe kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Nis pa probleme procesi i votimit në Lezhë e Fier dhe Sarandë

Ne Qarkun e Lezhës ka nisur procesi i votimit në te gjitha qendrat. Në total janë 249 qendra votimi, 14 me pak se ne zgjedhjet e vitit 2017. Ndërsa numri i zgjedhësve që janë thirrur për të votuar është 173.899

Po ashtu procesi i votimit ka nisur edhe në Fier në të katër qendrat e votimit në shkollën Janaq Kilica.

Procesi ka nisur pa asnjë problematike. Te parët që janë paraqitur janë të moshuarit.

Procesi zgjedhor ka nisur pa probleme edhe në Sarandë, Delvine, Konispol, Finiq.  Pjesëmarrja relativisht e ulët deri tani.

Image

Procesi i votimit, ja cilat janë zonat e 'nxehta'

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2021. Siç janë raportuar edhe më herët këto zgjedhje kanë disa zona të ‘nxehta’, zona të cilat mund të jenë edhe përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve.

Edhe vëmendja e ndërkombëtarëve është përcaktuar në këto zona të ‘nxehta’. Dibra dhe Durrësi janë 2 qytete që konsiderohen si zona të nxehta. Edhe gjatë fushatës elektorale në këto dy qytete ka pasur incidente. Gjithashtu në Durrës dhe Dibër ka policia ka evidentuar raste për shit-blerjen e votës.

Elbasani është një tjetër zonë e nxehtë. Në Elbasan në ditët e fundit të fushatës pati përleshje mes mbështetëse të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përleshje që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Edhe Shkodra konsiderohet si një zonë e nxehtë për këto zgjedhje. Qyteti verior konsiderohet si bastion i së djathtës, por në këtë zonë kandidon edhe numri 1 i PSD, Tom Doshi. Në Shkodër është në terren edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Vota e shqiptarëve, problemet me pajisjen elektronike vonojnë nisjen e procesit në disa qarqe

Problemet me pajisjen elektronike kanë vonuar nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit.

Në shkollën “Jani Minga” në Vlorë ka pasur vonesë për fillimin e procesit të votimit. Shkak për këtë situatë është bërë vendosja në punë e pajisjes së identifikimit biometrik dhe të vonesës nga ana e operatorëve.

Ndërkohë qendra e votimit 3030/1 në qendër të qytetit të Fierit nuk nisur votimin, pasi nuk funksionojnë aparaturat.

Po kështu probleme ka edhe në dy qendra votimi në Librazhd, 27071 dhe 27061. Procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Sakaq, në bashkia Has, një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik.

Po kështu, deri më tani 5 qendra në qarkun Kukës nuk kanë nisur ende votimin. Në Elbasan ka probleme në disa qendra votimi, pasi po ndërrohen komisionet.

 Zgjedhjet, s’ka filluar votimi në një qendër në Elbasan, shkak është bërë mungesa e komisionerit të LSI

Shqipëria sot po voton.

Është raportuar se gati të gjitha qendrat e votimit janë hapur.

Deri tani bënë përjashtim vetëm një qendër.

Në qendrën 2351 në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i votmit, pasi mungon një nga komisionerët e LSI.

Si pasojë e mungesës së tij është shtyrë nisja e procesit të votimit në këtë qendër ndërsa disa qytetarë janë duke pritur për të hedhur votën.

***

“Jam me COVID-19”, nëna rezulton e infektuar, djali largohet nga komisioni i votimit në Vlorë

Shqipëria sot voton për të zgjedhur se kush do e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Në Vlorë, raportohet se në qendrën e votimit te universiteti një prej komisionerëve është larguar sepse e ëma i ka kërkuar të ikë se është me Covid-19.

Anëtarët e tjerë i kanë kërkuar kryerjen e tamponit dhe të kthehet nëse nëse rezulton negativ.

Komisioneri është përfaqësues i LSI-së.

Kryemadhi: Jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila ka votuar e para sot në qendrën e votimit te kopshti 31 në njësinë 5, i ka bëri thirrje qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit të shprehin vullnetin e tyre.

Image
Monika Kryemadhi

Ajo theksoi se vota e qytetarëve është një votë e shenjtë  dhe do tu japë mundësinë të gjithë të rinjve dhe të rejave që nëpërmjet votës së tyre të çojnë Shqipërinë drejt Europës.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.

Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës. Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e Sot jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, tha Kryemadhi.

***

Voton Monika Kryemadhi: Ditë të kollajshme dhe mbarësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok. Pritet që pas saj të votojë dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

‘Ditë të kollajshme dhe mbarësi‘ është shprehur Kryemadhi.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Image

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pajisjet elektronike në Gjirokastër shfaqin probleme

Ende pa nisur procesi në, dy qendra në qytetin e Gjirokastër kanë probleme me paisjet nuk punojnë leximi i kartave të ID.

Problemet me kartat janë shfaqur ne dy qendra.

Deri më tani nuk ka asnjë vendimi nga komisionerët. 

Në këtë mënyrë për momentin është bllokuar edhe procesi i votimit.

Meta: Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, votoni për kë ju do zemra

Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit. Kreu i shtetit së bashku Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31 në Tiranë. “Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Europë” ishin fjalët e Metëskur votoi. Më pas ai kishte një komunikim për mediat.

“Erdhi kjo ditë e bekuar e mrekullueshme që sovrani të shpresë vullnetin e tij. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës, prandaj cdo qytetar të shprehë vullnetin i lirë për alternativën beson që republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë.

I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.Votoni për kë ju do zemra” tha Meta.

Organizatat ndërkombëtare ‘zbarkojnë’ në terren, ENEMO dhe IEOM do jenë prezente në Tiranë dhe Elbasan

Sot në orën 07:00 nis votimi për zgjedhjet parlamentare 2021. Ashtu siç është mësuar në ditët në vijim organizatat ndërkombëtare do të jenë në terren për shikuar nga afër procesin e votimit.

Mësohet se ENEMO (Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), IEOM (Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve) do të jenë në terren në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë.

Në Elbasan ata do të jenë në KZAZ nr 48 në orën 09:30 dhe në Tiranë në KZAZ nr 35 në orën 11:00. Ata njoftuan se do të mbajnë edhe një deklaratë.

**

3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, sot do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra.

Identifikimi elektronik është një nga risitë e këtij procesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo do të aplikohet në të gjithë vendin, ndërsa do të parandalojë edhe mundësinë për votim të dyfishtë.

Votuesi shqiptar do të duhet që të identifikohet duke e kaluar kartën e identitetit ose pasaportën biometrike tek pajisja. Kjo pamundëson edhe votimin numër të dikujt tjetër. Në momentin që shenja e gishtit nuk përputhet me kartën e identitetit, atëherë pajisja do të lëshojë edhe një sinjal akustik që do të alarmojë të gjithë komisionerët në vendvotim.

Për herë të parë në Shqipëri do të jetë edhe votimi elektronik. Ky do të jetë një projekt-pilot vetëm në një zonë zgjedhore e cila përkon me njësinë administrative nr. 10 në Tiranë. Në të gjitha zonat e tjera të votimit në vend do të zbatohet votimi dhe numërimi manual.

Tjetër risi do të jenë kamerat në çdo qendër votimi. Kamera me rezolucion të lartë do të instalohen në çdo qendër votimi. Në rast problematikash ato do të jenë një provë e mëtejshme për garantimin e sigurisë së procesit dhe ndjekjen e incidenteve.

Ndryshe nga Kosova, të prekurit më COVID nuk do të kenë mundësi që të votojnë. Kodi Zgjedhor në Shqipëri kërkon që votuesi të paraqitet fizikisht në qendrën e votimit dhe nuk parasheh ekipe mobile.

Në këto zgjedhje do të votohet sipas sistemit proporcional me konkurrim rajonal, por duke përcaktuar një prag të ri kombëtar. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar prej 1% të votave.

Ndryshe nga Kosova që është një zonë zgjedhore, Shqipëria është e ndarë në 12 zona zgjedhore që përkojnë me ndarjen territoriale të qarqeve dhe në secilën prej këtyre zonave është e përcaktuar një numër i caktuar mandatesh. Numri i deputetëve për çdo qark zgjedhor përcaktohet në përpjesëtim me numrin e banorëve të tij dhe në këtë mënyrë çdo deputet përfaqëson një numër të përafërt qytetaresh në të gjitha qarqet.

Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mandateve ku partitë luftojnë për 36 ulëse. Qarku i Fierit ka 16 mandate, Durrësi dhe Elbasani me nga 14 mandate, Vlora me 12 mandate, Shkodra dhe Korça me nga 11 mandate, ndërsa qarku i Beratit dhe ai i Lezhës kanë nga 7 mandate secila. Qarku i Dibrës me 5 mandate, i Gjirokastrës me 4 dhe i Kukësit me 3 kompletojnë 12 zonat zgjedhore dhe 140 ulëset në Kuvendin e Shqipërisë.

Risi në këto zgjedhje janë edhe e ashtuquajtura listë e hapur e kandidatëve. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore. Më konkretisht, renditja e kandidatëve në listën e partisë ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat