Celibashi: Situata e votimit është e qetë

Shqipëria

Celibashi: Situata e votimit është e qetë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:09
Ilirian Celibashi

Tre orë pas nisjes së procesit të votimit, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se situata është e qetë, ku janë konstatuar vetëm shumë pak problematika teknike.

Me një postim në Twitter, Celibash i bën thirrje kandidatëve për deputetë e në veçanti udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit që të demonstrojnë qetësi dhe maturi në komunikimet publike.

‘Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike.

Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demonstrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve’, shkruan Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat