E rëndë në Korçë! Vëzhguesi godet me karrige çiftin në qendrën e votimit

Shqipëria

E rëndë në Korçë! Vëzhguesi godet me karrige çiftin në qendrën e votimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:28
Foto

Një incident ka ndodhur në fshatin Vashtmi të Korçës, ku një burrë dhe grua janë goditur me karrige. Burime për Ora News, bëjnë me dije se ka qenë Gledis Adri vezhgues në qendrën e votimit që ka goditur çiftin me karrige.

Ndërkohë mësohet se Drini Qyllalli ka ndërhyrë t'i ndajë.

Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij janë në Spitalin e Korçës. Mësohet se ata kanë marrë dëmtime në kokë por janë jashtë rrezikut. Ndërkohë që po marrin ndihmën mjekësore.

Sakaq çifti Agolli në një prononcim për Ora News, shprehet se shkak është bërë nëna e tij që nuk e kanë lënë të votojë në moment. Më tej ai thotë se ata që e kanë goditur janë djemtë e Kryeplakut të fshatit. 

"Më goditën ata të qendrës së votimit.  Donte të votonte nëna dhe nuk e lejuan në moment dhe e shtyn dhe e goditën. Janë djemtë e kryeplakut. Na goditën me karrige dhe me telefona. "

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po merret me rrethanat e ngjarjes së rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat