Në ditën e zgjedhjeve, vjen charteri i parë me turistë nga Ukraina

Shqipëria

Në ditën e zgjedhjeve, vjen charteri i parë me turistë nga Ukraina

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:41
Foto

Kjo e dielë ka përkuar me ditën e zgjedhjeve paralamentare në Shqipëri por kjo nuk e ka penguar ardhjen e turistëve në Shqipëri pas hapjes së sezonit turistik.

Në këtë ditë me diell, në Rinas mbërriti zyrtarisht edhe charteri i parë me turistë nga Ukraina që shënon dhe një lajm të mirë për të gjithë operatorët turistikë pas një viti të vështirë nga pandemia.

Janë 150 turistë nga Ukraina të cilët u pritën në mënyrë zyrtare në aeroportin Nënë Tereza, ku duhej të ishte i pranishëm edhe ministri i turizmit, Blendi Klosi por për shkak të impenjimit në zgjedhjet parlamentare mungoi në ceremoni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat