Ilir Yzeiri: Populli më i emancipuar në zgjedhje se politikanët

Shqipëria

Ilir Yzeiri: Populli më i emancipuar në zgjedhje se politikanët

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:50
Ilir Yzeiri

Analisti Ilir Yzeiri thotë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje vjen si pasojë e ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Sipas Yzeirit, populli shqiptar është më i emancipuar se politikanët dhe më i ndërgjegjësuar për të votuar në këto zgjedhje parlamentare. “Sot votimi vijon i qetë dhe ajo që na jep shpresë është që pjesëmarrja është e lartë. Kjo do të thotë që zgjedhësit shqiptarë, për shkak të fushatës së zjarrtë, që u shoqërua me plumba, e kanë ndjerë si përgjegjësi që të dalin të votojnë. Sepse vetëm duke votuar mund të shpëtojmë nga të gjitha këto ‘andrralla’ që na janë krijuar deri tani.

Kjo është për t’u përshëndetur. Dhe besoj është ndikuar nga mbështetësit e të dy partive por dhe elektorati gri që ka dalë dhe ka votuar”.

Analisti shton se institucionet sot janë më të konsoliduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat