​Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit

Shqipëria

​Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit pas përfundimit të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Shqipëri.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve.

Ndërkohë, në qendrat e votimit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, për të siguruar transportimin e sigurt të kutive.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore.
Në Durrës u vu re një grumbullim komisionarësh, gjatë përgatitjes së kutive të votimit, duke mos respektuar masat antiCOVID. Edhe në Kavajë janë krijuar radhë të gjata, në KZAZ-në numër 42, gjatë dorëzimit të kutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat