Kikia: Pse nuk i kapi radari partitë e reja? Ankohemi se jemi peng i një kaste politike, por prapë votojmë dy parti

Shqipëria

Kikia: Pse nuk i kapi radari partitë e reja? Ankohemi se jemi peng i një kaste politike, por prapë votojmë dy parti

Më: 26 prill 2021 Në ora: 00:42
Gazetari, Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në Facebook shpjegon pse partitë e reja nuk i kapi askund radari në exit pollet e fundit.

Sipas Kikës, partitë e reja nuk arritën të shndërrohen në asnjë lloj faktori dhe as kandidatët e pavarur, dhe shton s epër këtë duhet një analizë.

Kikia: Përse partitë e reja nuk i kapi askund radari? Se kush do ta marrë pushtetin mes PD+LSI dhe PS, këtë do ta mësojmë pasi të numërohen votat. Por ajo që dihet është se partitë e reja nuk arritën të shndërrohen në asnjë lloj faktori. As kandidatët e pavarur.  Nuk e kam fjalën këtu tek partitë e krijuara në momentin e fundit për inat të Bashës, por tek “Thurja” apo kandidatët e VV. Rezultatet e tyre nuk i kapën dot radarët e sondazheve, e mesa duket as ato të numëruesve.

Për Kikinë, para çdo procesi zgjedhor “lëngojnë” duke u qarë se kemi mbetur peng i një kaste politike që bën thjeshtë rrotacion, sërish mbështesin rigorozisht vetëm këto dy parti.

Kikia: Çfarë nuk shkoi? Nuk kishte ide revolucionare për të lëkundur establishmentin? Apo shqiptarët, përfundimisht, janë të ndarë mes PD e PS dhe në këtë vend nuk ka më vend për forca ato alternativa të reja? Kjo mendoj se do të marrë vëmendjen e analistëve, pasi sado që shqiptarët, para çdo procesi zgjedhor “lëngojnë” duke u qarë se kemi mbetur peng i një kaste politike që bën thjeshtë rrotacion, sërish mbështesin rigorozisht vetëm këto dy parti.

Momentalisht në exit pollet e gjithë televizioneve, kandidatët e pavarur dhe partitë e reja nuk kanë arritur që të marrin një mandat deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat