Rushaj: Shqiptarët i thanë stop Edi Ramës, votuan për ndryshimin

Shqipëria

Rushaj: Shqiptarët i thanë stop Edi Ramës, votuan për ndryshimin

Më: 26 prill 2021 Në ora: 00:46
Alfred Rushaj

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj është shprehur se sot shqiptarët vendosën t’i thonin stop Edi Ramës, duke i dhënë fund regjimit të tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Rushaj shprehu falenderimet për ata që i besuan PD-së për të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e madhe, e jashtëzakonshme e një fitoreje të madhe. Sot qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi, i thanë stop dhe mposhtën një regjim. I thanë një njeriu që vodhi votat, të dhënat e tyre personale, i thanë boll.

Sot qytetarët e Shqipërisë votuan për të ardhmen e tyre, e fëmijëve të tyre prandaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër që mundësuan ndryshimi. Vendosën t’i japin fund dhe mposhtën një regjim.”, tha Rushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat