Apeli i ambasadorit Soreca: Të numërohet edhe vota e fundit

Shqipëria

Apeli i ambasadorit Soreca: Të numërohet edhe vota e fundit

Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:16
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në një komunikim për mediat nga “Shkolla e Kuqe”, ku edhe ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor, inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa theksoi se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

“Sot është dita e dytë e vëzhgimit që kam bërë në këtë moment të rëndësishëm në Shqipëri. Po shkoj në disa qendra votimi në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme kanë bërë punën e tyre.

Më lejoni të them se ama procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa, kemi shumë gjëra për të mësuar dhe se qytetarët shqiptarë duhet të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Zgjedhësit e thanë fjalën e tyre, pavarësisht kufizimeve dhe pandemisë, ata u shprehën dhe ka pasur një tregues pjesëmarrjeje të lartë, tregues i mirë për demokracinë.

Kam mirëpritur projektin pilot të votimit dhe numërimit, ishte një gjë shumë e mirë. Prandaj po presim të gjithë me qetësi, ashtu në fakt siç kanë bërë thirrje edhe udhëheqësit e Shqipërisë, përfshirë edhe presidentit, pra të mos tejkalohet pa u numëruar të gjitha votat.

E siç e thashë, derisa të numërohet vota e fundit të presim me qetësi, të mos arrijmë në përfundime e konkluzione. Po e mbyll turnin time, kemi pasur 50 skuadra do të vazhdojmë të ndjekim procesin nga afër”, tha Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat