Demokratët fitojnë pas shumë vitesh bindshëm në Mirditë

Shqipëria

Demokratët fitojnë pas shumë vitesh bindshëm në Mirditë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:56
Mark Marku

Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.14 në Mirditë.

Pas shumë vitesh Partia Demokratike ka fituar këtë bashki me 5915 vota, ndjekur nga PS me 4864 vota dhe LSI me 1143 vota.

Rezultati:

PD 5915

PS 4864

LSI 1143

Drejtuesi poltik i PD, Mark Marku tha: "PD sipas të dhënave ka fituar me 1045 vota mbi Partinë Socialiste. Po të kemi parasysh faktin që kemi qenë minus 1700 vota në zgjedhjet e kaluara, ne kemi fituar mbi 3000 vota.Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë.Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat