Vulat nuk janë vendosur mirë, kërkohet shpallja e pavlefshme e një kutie votimi në Rrogozhinë

Shqipëria

Vulat nuk janë vendosur mirë, kërkohet shpallja e pavlefshme e një kutie votimi në Rrogozhinë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një kuti votimi në Rrogozhinë po diskutohet  që të shpallet e pavlefshme.

Shkak është bërë mosvendosja mirë e vulave.

KQZ ka dërguar inspektorin por megjithatë  vendimmarrja i takon KZAZ.

Ndërkohë njësia administrative e Cakranit në Fier në KZAZ 57 ka nxjerrë 307 vota të pavlefshme sepse zgjedhësit kanë votuar dy subjekte të ndryshme.

Në rang vendi janë shpallur të pavlefshme mbi 47 mijë vota.

Deri tani në rang vendi janë numëruar  58% e kutive të votimit, PS kryeson me 48.86% , PD me 39.30%, LSI 6.93%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat