Ambasadorja Kim jep një mesazh procesin e numërimit, paralajmëron lëvizjen që do bëjë gjatë orëve të natës

Shqipëria

Ambasadorja Kim jep një mesazh procesin e numërimit, paralajmëron lëvizjen që do bëjë gjatë orëve të natës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:50
Yuri Kim

Pasditen e sotme, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ishte në Tiranë, në qendrën e numërimit 39, te Muzeu Kombëtar.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim thotë se është e kënaqur që pa një bashkëpunim të mirë midis sporteleve dhe stafit, në mënyrë që edhe procesi i numërimit të vijonte me ritme më të shpejta.

Po ashtu ambasadorja paralajmëroi se stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP”- shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat