Revanshi i PD/ Si i humbi PS tre mandate brenda pak orësh

Shqipëria

Revanshi i PD/ Si i humbi PS tre mandate brenda pak orësh

Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste. 

Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate. 

Sjellim në vëmendje që vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi mme 76 mandate në total, por me kalimin e orëve “blutë” po rekuperojnë në disa qarqe.

Image

Dy qarqet ku ka fituar mandate PD janë Dibra dhe Shkodra.

Sipas opozitës, fillimisht janë hapur kutitë e bastioneve të majta, ndaj rezultati ishte i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat