Rushaj: Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

Shqipëria

Rushaj: Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:22
Alfred Rushaj

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj në një dalje nga selia e PD-së pohoi se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza.

Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën e shqiptarëve.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan.

Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve. Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim atë.”, tha Rushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat