Braho: 60 000 vota të pavlefshme, shkak se votuesit kanë votuar në 2 rreshta të ndryshëm

Shqipëria

Braho: 60 000 vota të pavlefshme, shkak se votuesit kanë votuar në 2 rreshta të ndryshëm

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:57
Ledio Braho

Sipas juristit Ledio Braho numri i lartë prej 60 mijë votash të pavlefshme mund të ketë ardhur se qytetarët kanë votuar partinë dhe kandidatin në rreshta të ndryshme në fletën e votimit.

Braho shton se votuesit kanë votuar kështu me idenë se po votojnë subjektin dhe kandidatin përkatës.

Braho: Gati 60 000 vota te pavlefshme deri tani qe vijnë si pasoje e fletës vetëm me numra dhe shkak kryesor është problematika qe me numër nga 1 deri ne 12 ka si subjekte zgjedhore ashtu dhe kandidate e për rrjedhoje votuesit kane votuar dy subjekte zgjedhore te ndryshme me idenë se po votojnë subjektin dhe kandidatin përkatës.

Duket se fleta e re e votimit dhe mungesa e kohës së mjaftueshme për tua shpjeguar zgjedhësve kanë shkaktuar konfuzion te votuesit, duke bërë që të ketë një numër të lartë fletësh të pavlefshme, që pritet të rriten deri në fund të numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat