Bumçi: Numëruesit e PS-së shënonin fletët, u ndalua procesi, ka mbi 60 mijë vota të pavlefshme

Shqipëria

Bumçi: Numëruesit e PS-së shënonin fletët, u ndalua procesi, ka mbi 60 mijë vota të pavlefshme

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:34
Aldo Bumçi

Kandidati për deputet i PD-së në Tiranë, Aldo Bumçi denoncoi një shkelje në njësinë nr. 1 në kryeqytet.

Sipas tij, në KZAZ nr.31 ka pasur një incident, ku përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë filmuar duke shënuar në fletët e votimit.

Për këtë arsye procesi i numërimit është ndalur deri në sqarimin e këtyre pretendimeve duke parë pamjet filmike brenda ambienteve të qendrës.

Bumçi: Në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkohet hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamera. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës.

Shënimi i fletëve të votimit nga numëruesit është denoncuar nga disa kandidatë si një mënyrë për të nxjerrë fletë votimi të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat