Gjiknuri nga Vlora: Ne e mbajtëm fjalën, tani e ka radhën Meta: Jep dorëheqjen

Shqipëria

Gjiknuri nga Vlora: Ne e mbajtëm fjalën, tani e ka radhën Meta: Jep dorëheqjen

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:41
Damian Gjiknuri

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri në një deklaratë për medien shprehu  mirënjohej për Vlorën dhe qytetarët e saj dhe gjithashtu falenderoi partitë e tjera pjesëmarrëse në garë për kulturën demokratike të treguar. Gjatë fjalës së tij ai tha se pret që Presidenti i Republikës zoti Meta të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

Gjiknuri: "Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, së dyti të gjithë antarësinë dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet zgjedhore.

PS mori mbështetjen më të madhe përsa i përket votave. Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike këtu në VLorë të cilët treguan maturi, qetësi, kulturë demokratike dhe ku faktikisht patëm nëj proces zgjedhor tërësisht të pakontekstuar. Me këtë rast dua të falenderoj dhe Presidentin e Repulbikes i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqënëse ne e mbajtëm fjalën tonë që VLora nuk ndalet, shpresoj që dhe ai të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President pasi erdhi dhe deklaroi në Vlorë që unë nëse Partia Socialiste fiton 71 ai od të dorqhiqet, kështu që e falenderoj pqr energjizimin e fushatës sonë.

Mund të kishim qe në dhe më mirë, nisur nga numri i votave të pavlefshme pasi gati 5000 vota dolën të pavlefshme në qarkune Vlorës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat