PD merr 5 mandate në Korçë/ Edmond Spaho pas numërimit të votave: Arritëm objektivin!

Shqipëria

PD merr 5 mandate në Korçë/ Edmond Spaho pas numërimit të votave: Arritëm objektivin!

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:48
Edmond Spaho

Në qarkun e Korçës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku Partia Socialiste siguroi 6 mandate, ndërsa PD 5.

Pas përfundimit të numërimit, kandidati i PD Edmond Spaho ka deklaruar se në këtë qark u arrit objektivi,  për të marrë 5 mandate.

“Sapo ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës. PD ka realizuar objektivin në këtë fushatë. Kemi marrë 5 mandate me një rritje 20% të votave në krahasim me vitin 2017.

Falenderoj qytetarët që na mbështetën në këtë fushatë të vështirë dhe strukturat e PD. Duke i dhënë alternativa qytetarëve të këtij qarku”, u shpreh Spaho në një prononcim për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat