Dorëheqje e Bashës? Koka kundër: Kreu i PD të mari përgjegjësinë dhe të faktoi masakrën zgjedhore

Shqipëria

Dorëheqje e Bashës? Koka kundër: Kreu i PD të mari përgjegjësinë dhe të faktoi masakrën zgjedhore

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:23
Krasta dhe Koka

I ftuar në A Show me moderatorin Adi Krasta, gazetari dhe një prej drejtuesve të televizionit, Bledian Koka ka dhënë një mesazh për demokratët dhe idhëtarët e PD, se nuk është momenti për ti rënë me gurë, shtëpisë së drobitur prej masakrës së 25 prillit.

Gazetari Koka bëri Ramën përgjegjës për vjedhjen e zgjedhjeve dhe demokracinë e shqiptarëve.

Sipas Kokës, detyra kryesore e kreut të PD Lulzim Basha është evidentimi i shkljeve flagrante të ndodhura në këtë masakër të vërtetë zgjedhore nga ana e Ramës.

“Përdorimi i mllefit nga elemntë jashtë PD, është thjesht vazhdimi i betejës, për ta dobësuar gjithnjë e më shumë Partinë Demokratike.

Për demokratët dhe idhtarët e saj, mëndoj që duhe të bëjnë kujdes, pasi ky nuk është momenti për ti rënë shtëpisë së drobitur prej 25 prillit, me gurë, duhet bërë analizë.

Në këto momente kemi një hajdut për kryeministër dhe kemi një njeri që i është vjedhur lopa.

E vërteta është se për shkak të denoncimeve tona edhe si media, fajtor nuk mund të jenë të dy, fajtori kryesor është ai që kemi për kryeministër, por edhe i zoti i shtëpisë duhet të bënte më shumë për shtëpinë që nuk është vetëm e tij, por e demokracisë.

Përpara se të kërkohen të evidentohen simptomat e një kanceri që nuk është i dëmshëm vetëm për PD por për gjithë Shqipërinë, përpara se të kërkohet llogari dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë, në qoftë se nuk bëjmë këtë por kërkojmë të zëvendësojmë vetëm Lulzim Bashën, ne nuk kemi bërë dhe kuptuar asgjë nga 25 prilli.

Lulzim Basha si kryetar i PD duhet të marri përgjegjësinë kryesore dhe të evidentojë të gjitha shkeljet e kryera në këtë masakër zgjedhore.

Të na thojë atë që PD e di dhe e ka të faktuar pasi ka rrezikuar edhe jetën e përfaqësuesve të tyre për të bërë denoncimet gjatë këtyre javëve elektorale”, tha Koka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat