Neurologu Dushi: Pasojat që lë Covid në sistemin nervor, si duhen trajtuar

Shqipëria

Neurologu Dushi: Pasojat që lë Covid në sistemin nervor, si duhen trajtuar

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:13
Erjon Dushi

Erjon Dushi, neurolog në Spitalin “Hygeia” ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për pasojat që lë koronavirusi në sistemin nervor.

Neurologu theksoi se format e rënda të Covid mund të prekin sistemin nervor dhe të shfaqin probleme për herë të parë duke filluar nga format e lehta deri tek ndërlikimet neurologjike.

Cilat janë shenjat e para? “Elementi më i thjeshtë që nuk arrin të funksionosh më normalisht, nuk je më rezultative si më përpara, nuk të pëlqejnë të gjitha gjërat që bën dhe mund të prishen dhe ato zakonet e mira që ka njeriu, të ngrënit të të fjeturit, shoqërimi me të tjerët. Dhe ankthi është pjesë pasojave të covidit.”, u shpreh mjeku.

Ndër të tjera neurologu vuri theksin tek ndryshimi i stilit të jetesës por shtoi se mund të jetë e nevojshme dhe marrja e medikamenteve. “Fillimisht mendoj se është më e mirë që të bësh ndryshim në stilin e jetesës dhe medikamentet jo gjithmonë kanë një rol të rëndësishëm, në një moment të caktuar mund të jenë të nevojshme por ndryshime në jetesë janë të parat që duhen bërë.”, tha Dushi.

“Nëse sëmundja ndërlikohet me një problem neurologjik duhet bërë diagnoza e hershme, ky është një problem tjetër që shkakton vetë pandemia dhe kufizimi i njerëzve. Të drejtohen tek mjeku sa më shpejt, pasi diagnoza e hershme ndihmon për të trajtuar në kohë një problem.

Ishemitë cerebrale mund të trajtohen me ndërhyrje të shpejta siç është tromboliza ndërkohë probleme të tjera si paralizat e sistemit nervor periferik, me natyrë inflamatore përfitojnë shumë nga terapitë që modifikojnë imunitetin por duhen dhënë në kohën e duhur.”, shtoi neurologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat