Nishani: Njerëzit në terren u braktisën, u lanë pa mbështetje dhe logjistikë

Shqipëria

Nishani: Njerëzit në terren u braktisën, u lanë pa mbështetje dhe logjistikë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:36
Bujar Nishani

Në Çim Peka Live, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, duke bërë një analizë të shkurtuar të shkaqeve që çuan në humbjen e Partisë Demokratike në këto zgjedhje, citoi ndër të tjera se një nga shkaqet edhe mos mbështetja e njerëzve në terren me anën e duhur logjistike.

‘Kjo nuk është një analizë që bëhet brenda 24 orësh. Nëse sot kemi një rezultat të tillë në kutitë e votimit, kjo është në gjykimin tim dhe që njoh politikën, elektoratin dhe strukturat e PD, kjo është si rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme të njerëzve që përfaqësojnë Partinë Demokratike në terren, por që janë lënë pa mbështetje, janë lënë të braktisur.

Nga ana organizative, nga ana e logjistikës, mbështetjes, njerëzit tanë ishin pafinancuar.

Ata shpirtin e  kanë dhënë, por nuk mund ti japin më shumë se sa shpirti i tyre.

Programi ishte i detuajur në të gjithë elementët, por si mundet në në asnjë moment të fushatës të mos përmenden fare hetimi i krimeve të komunizmit.

Një tjetër element që do sillte shumë vota, është ajo që bëri maxhoranca e re në Kosovë, një projekligj që lidhej me konfiskimin e pasurive të poltikanëve që nuk e justifikojnë.

Analiza e detajeve nuk bëhet në 24 orë.

Dhe këtë nuk mund ta bëjë ai që është përgjegjësi kryesor i humbjes.’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat