Ishte i 23-ti, por mori votat për të qenë deputet/ Reagon Fatmir Xhafaj

Shqipëria

Ishte i 23-ti, por mori votat për të qenë deputet/ Reagon Fatmir Xhafaj

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:56
Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pasi arriti pragun minimal për të qenë deputet i Kuvendit të ri.

Xhafaj i cili ishte i 23-ti në listën e Tiranës ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për socialistët që i dhanë kurajo në këtë betejë, votuesve, ekipit dhe familjes.

“Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.

Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji”, shkruan Xhafaj në “Twitter”.

“Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë. Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!”, vijon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat