Komiteti i Ekspertëve në deklaratë pas zgjedhjeve: Nuk e kemi fituar ende betejën me Covid-19

Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve në deklaratë pas zgjedhjeve: Nuk e kemi fituar ende betejën me Covid-19

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:14
Albana Fico

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një deklaratë për media, për të informuar lidhur me ecurinë e situatës me koronavirusin në vend.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të viktimave dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19, por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat.

“Situata me koronavirusin është e qëndrueshme. Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë.

Gjirokastra, Berati dhe Korca nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë”, tha Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat